Vaksina e gripit nxit krijimin e antitrupave kundër virusit të gripit (Influenza virus) rreth dy javë pas vaksinimit. Këto antitrupa mbrojnë trupin nga viruset e gripit që qarkullojnë në mjedisin e jashtëm. Vaksina e gripit është më efektive kur viruset në qarkullim janë të njëjtë me viruset e përfshirë në vetë vaksinën. Duke pasur parasysh se viruset e gripit po ndryshojnë vazhdimisht, sistemi I OBSh-së – Global Influenza Surveillance and Response System (GISRS) – rrjeti i qendrave kombëtare të Influencës dhe Qendrave bashkëpunuese të OBSH-së në mbarë botën, ka krijuar një sistem për mbikëqyrjen e viruseve të gripit që qarkullojnë tek njerëzit dhe sipas kësaj ndryshon përbërjen e vaksinave dy herë në vit. Prandaj, ekziston vaksina e rekomanduar për hemisferat veriore dhe jugore.

Një “përputhje e mirë” thuhet se ndodh kur viruset e gripit të përdorur për të prodhuar vaksinën e gripit dhe viruset që qarkullojnë në mjedisin e jashtëm në një sezon të caktuar të gripit janë të ngjashëm me njëri-tjetrin, kështu që antitrupat e prodhuar nga vaksinimi mbrojnë kundër infeksionit me viruset që janë në qarkullim. Gjatë stinëve kur një ose më shumë nga viruset në qarkullim janë të ndryshëm nga viruset e vaksinës, efektiviteti i vaksinës kundër viruseve të ndryshëm mund të reduktohet. Është e rëndësishme të dini se vaksina e gripit mbron nga katër viruse të ndryshme të gripit, ndërsa më shumë viruse të ndryshme zakonisht qarkullojnë gjatë një sezoni. Edhe nëse efektiviteti i vaksinës kundër një virusi zvogëlohet, vaksina mund të jetë ende efektive në parandalimin e përhapjes së gripit të shkaktuar nga viruse të tjera qarkulluese. Për këto arsye, vaksinimi i gripit rekomandohet për të gjithë personat më të vjetër se 6 muaj, edhe nëse efektiviteti i vaksinës kundër një ose më shumë viruseve është zvogëluar.

Mbrapa