Është mirë që të vaksinoheni para ose në fillim të sezonit të gripit. Tetori është zakonisht muaji më i favorshëm për vaksinimin kundër gripit. Ndonëse mund të mos jeni në gjendje të vaksinoheni deri në nëntor, megjithatë rekomandohet që të vaksinoheni edhe më vonë pasi sezoni i gripit zgjat nga tetori deri në maj. Vaksinimi i hershëm rekomandohet veçanërisht për gratë shtatzëna në tremujorin e tretë për të mundësuar një efekt mbrojtës tek fetusi që do ta mbrojë atë edhe në muajt e parë pas lindjes.

Mbrapa