Vaksinimi kundër gripit sezonal në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka filluar më 19.10.2022 dhe kryhet në Qendrat e Shëndetit Publik dhe njësitë e tyre rajonale. Në Shkup, përveç kësaj, janë hapur 3 pika në Shtëpinë e shëndetit – Shkup, në Poliklinikat Idadija, Bit Pazar dhe Gjorçe Petrov. Në Institutin e Shëndetit Publik është hapur pika për vaksinimin e punonjësve shëndetësorë. Vaksinimi është falas për grupet e rrezikuara të renditura më poshtë:
Personat mbi 65 vjeç
Personat me sëmundje kronike
Punonjësit shëndetësor
Gratë shtatzëna
Fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç.
Nëse i përkisni këtyre grupeve të rrezikut, regjistrohuni në portalin www.vakcinacija.mk. Pas regjistrimit (aplikimit), do të merrni një mesazh SMS për takimin e planifikuar me datën, orën dhe pikën e vaksinimit. Ju lutemi respektoni afatin e takimit tuaj! Qytetarët e tjerë të interesuar, të cilët nuk bëjnë pjesë në grupet e rrezikut, mund të vaksinohen në Qendrat e shëndetit publik dhe njësitë e tyre rajonale me vaksina komerciale që kushtojnë 800 denarë.
Mbrapa