Çdo stinë gripi ndikon në mënyrë të ndryshme, mund të shfaqet vetëm me lodhje por mund të shkaktojë edhe sëmundje serioze që përfundon me vdekje. Mënyra më e mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi. Edhe pse personat që janë vaksinuar mund të preken nga gripi, është vërtetuar se vaksina kundër gripit lehtëson dukshëm pasqyrën klinike të sëmundjes.