Fillimi i sëmundjes karakterizohet nga një fillim i papritur me temperaturë të lartë trupore (39oC – 40oC),
Temperatura e rritur zakonisht zgjat 3-5 ditë
Shfaqen ethet
Kokëdhimbje e fortë
Dhimbje në nyje dhe muskuj
Plogështi
Kollë e thatë irrituese, e cila zakonisht është joproduktive dhe ndodh për shkak të shkatërrimit të mukozës së rrugëve të frymëmarrjes,
Gërvishtje në fyt
Zëri i ngjirur, hunda e zënë
Shfaqja e rrjedhjes së hundës, ose hundës së zënë
Fotofobia, simptoma gastrointestinale, zmadhimi i gjëndrave limfatike të qafës dhe gjendje e përgjithshme e vështirësuar.
Çdo i sëmurë nuk ka pse të ketë të gjitha simptomat e renditura dhe tek disa të infektuar sëmundja mund të kalojë pa simptoma (sipas të dhënave të disa studimeve, kjo përqindje ndryshon nga 20-30%), ose me simptoma të lehta të ftohjes.