• Gripi është një sëmundje infektive që përhapet drejtpërdrejt nga personi në person, kryesisht përmes pikave të vogla që personi i infektuar i shpërndan gjatë kollitjes dhe teshtimës, ose në mënyrë indirekte përmes kontaktit me sekrecionet e frymëmarrjes (pikat) nga një person i infektuar që i ka kontaminuar duart, sipërfaqet përreth vetes që i ka prekur, ose objektet që ka përdorur.
  • Simptomat e sëmundjes shfaqen 1 deri në 4 ditë pasi virusi ka hyrë në trup. Shumica e njerëzve mund ta transmetojnë virusin te një person tjetër 1 ditë para shfaqjes së simptomave dhe 5-7 ditë pasi sëmundja të jetë shfaqur. Kjo do të thotë që një person mund të transmetojë virusin përpara se të kuptojë se është i infektuar.
Mbrapa