Trajtimi i gripit është simptomatik, domethënë trajtohen simptomat, jo sëmundja vetë. Zbatohet një regjim higjieno-dietik (pushimi, konsumimi i më shumë lëngjeve – pije të nxehta, dietë e lehtë, vitamina dhe minerale), dhe me rekomandimin e mjekut dhe në varësi të seriozitetit të sëmundjes mund të jepen disa ilaçe antivirale. Medikamentet antivirale funksionojnë më mirë kur jepen herët, si p.sh. 1-2 ditë pas fillimit të simptomave të gripit. Medikamentet antivirale të gripit mund të zvogëlojnë simptomat, të shkurtojnë kohën e trajtimit dhe të parandalojnë komplikimet.
Terapia me antibiotikë jepet vetëm në rastet e infeksioneve bakteriale dytësore që përkeqësojnë ecurinë dhe përfundimin e sëmundjes, pra për trajtimin e komplikimeve nga gripi, ekskluzivisht me urdhër të mjekut.
Mbrapa