Gripi është entitet dhe dukuri mjekësore me karakteristika specifike epidemiologjike, dukuri sezonale, si dhe me shfaqje në formë epidemike dhe pandemike. Shfaqjet klinike të tij, dëmtimi i shëndetit të njerëzve, morbiditeti dhe vdekshmëria e lartë, përbëjnë një problem jo vetëm mjekësor, por edhe shëndetësor, social, ekonomik dhe financiar për çdo sistem shëndetësor dhe një rrezik të konsiderueshëm për popullatën. Gripi sjell në humbje të orëve aktive të punës, ulje të produktivitetit, mbingarkesë dhe rritje të kostove të shërbimeve shëndetësore dhe sociale (ndikim ekonomik).

Para pandemisë së COVID-19, mendohet se globalisht 1 miliard njerëz sëmureshin çdo vit nga gripi, 3-5 milionë njerëz fitonin një formë të rëndë të sëmundjes dhe madje 650,000 raste përfundonin me një vdekje që kishte të bëjë me gripin.

Viruset e gripit të tipit A shkaktojnë rregullisht epidemi të gripit sezonal, të cilat mund të prekin 5-10% të popullsisë së përgjithshme dhe 20-30% të fëmijëve.

Mbrapa