Shumica e njerëzve që fitojnë gripin mund të shërohen brenda disa ditësh, deri në më pak se dy javë, por disa njerëz mund të zhvillojnë komplikime (si pneumonia) dhe disa nga komplikimet mund të jenë të rrezikshme për jetën dhe të rezultojnë me vdekje.
Komplikimet më të shpeshta të gripit që kanë një zhvillim mesatar janë inflamacioni i sinuseve (sinusiti) dhe inflamacioni i veshit (otitis). Pneumonia është një komplikim serioz i gripit dhe mund të jetë rezultat i infeksionit me virusin e influencës ose i bashkëinfeksionit të virusit të influencës dhe baktereve. Si komplikime serioze të shkaktuara nga gripi, mund të zhvillohen inflamacioni i zemrës (miokarditi), i trurit (encefaliti) ose inflamacioni i muskujve (mioziti). Gripi mund të shkaktojë dështim të shumë organeve (p.sh. dështimi i frymëmarrjes ose i veshkave). Në raste të rralla, një infeksion i traktit respirator nga virusi i gripit mund të shkaktojë një përgjigje ekstreme inflamatore në trup dhe të sjellë në paraqitjen e sepsës, që paraqet një gjendje vdekjeprurëse. Tek njerëzit me sëmundje kronike (astma, SKOM- sëmundje kronike obstruktive e mushkërive, sëmundje kronike të zemrës, etj.) gripi mund të shkaktojë përkeqësimin e gjendjes ekzistuese.
Mbrapa