Gripi është një sëmundje akute infektive e rrugëve të frymëmarrjes, e shkaktuar nga viruset e influencës të tipit A dhe B, e cila zakonisht shfaqet në numër të rritur të rasteve ose në formë epidemike gjatë periudhës së dimrit. Gjatë kësaj periudhe janë të shpeshta edhe infeksionet me viruse të tjera të rrugëve të frymëmarrjes që kanë simptoma të njëjta ose të ngjashme me gripin.
Në praktikë, është e vështirë të dallosh nëse bëhet fjalë për një ftohje të zakonshme, grip apo COVID-19 bazuar vetëm nga simptomat, nëse nuk bëhet një test laboratorik, d.m.th. konfirmimi mikrobiologjik i agjentit shkaktar të sëmundjes. Prandaj, pa një diagnozë të besueshme, këto sëmundje quhen “sëmundje të ngjashme me gripin” (ILI) ose klasifikohen si infeksione akute respiratore (ARI) ose infeksione të rënda akute respiratore (SARI).
Mbrapa