NGJASHMËRITË:
Njerëzit me rrezik më të lartë për të fituar komplikime ose që janë shtruar në spital për COVID-19 ose grip duhet të marrin kujdes mbështetës për të lehtësuar simptomat dhe komplikimet.

DALLIMET:
Gripi
Ilaçet antivirale janë miratuar nga organet rregullatore për trajtimin e gripit. Personat që janë shtruar në spital me grip ose që janë në rrezik të shtuar  për të fituar komplikime dhe kanë simptoma gripi rekomandohet të trajtohen me ilaçe antivirale sa më shpejt që të jetë e mundur pas fillimit të sëmundjes.


COVID-19

Ka udhëzime të përpiluara nga institucionet përkatëse globale për trajtimin e COVID-19, të cilat përditësohen rregullisht posa dalin prova të reja rreth opsioneve të trajtimit.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar një ilaç, remdesivir (Veklury®), për trajtimin e COVID-19.

Mbrapa