NGJASHMËRITË:

COVID-19 dhe gripi ndryshojnë për sa i përket simptomave, duke filluar nga gjendja pa simptoma (asimptomatike) deri në shfaqen e  simptomave të rënda. Simptomat e zakonshme që janë karakteristike si për COVID-19 ashtu edhe për gripin janë:

  • Temperatura e rritur dhe/ose ethe
  • Kollë
  • Frymëmarrje e vështirësuar
  • Plogështi
  • Ndezje e fytit
  • Rrjedhje hunde ose hundë e zënë
  • Dhimbje muskulore dhe/ose dhimbje trupi
  • Dhimbje koke
  • Të vjella
  • Diarre
  • Çrregullimi  ose humbja e shijes ose erës, megjithëse kjo është më e zakonshme me COVID-19.
Mbrapa