NGJASHMËRITË:
Të dyja sëmundjet (COVID-19 dhe gripi) mund të përhapen nga personi në person midis njerëzve që janë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin (distanca 1,5-2 metra). Të dyja sëmundjet përhapen kryesisht përmes grimcave të mëdha dhe të vogla që përmbajnë virusin të cilat hidhen jashtë kur njerëzit e infektuar kolliten, teshtijnë ose flasin me zë të lartë. Këto grimca mund të zbresin në gojën ose hundën e njerëzve aty pranë dhe ndoshta të thithen në mushkëritë e bardha. Në disa rrethana, siç janë hapësirat e mbyllura me ventilim të dobët, grimcat e vogla mund të përhapen përtej 2 metrave dhe të shkaktojnë infeksione te shumë njerëz në një distancë më të madhe. Edhe pse më së shumti përhapet përmes frymëmarrjes, është e mundur që një person të infektohet me prekjen e një personi tjetër (për shembull, shtrëngimi i dorës me dikë që i ka duart e kontaminuara me virus) ose duke prekur një sipërfaqe ose objekt që ka virusin mbi të dhe më pas duke prekur gojën, hundën dhe sytë e tyre. Për mënyra të tilla të përhapjes, është e nevojshme që një person i infektuar të ketë përhapur më parë grimca virusi në sende ose të ketë kollitur dhe teshtirë në mënyrë jo të drejtë, pra duke mbuluar drejtpërdrejt gojën dhe hundën me duar. Si viruset e gripit ashtu edhe virusi që shkakton COVID-19 mund të transmetohen te njerëzit e tjerë përpara se të prekurit të fillojnë të shfaqin simptoma; nga njerëz me simptoma shumë të lehta; dhe nga njerëzit që nuk shfaqin kurrë simptoma (njerëz pa simptoma).
DALLIMET:
Edhe pse SARS-CoV-2 dhe viruset e gripit konsiderohet se përhapen në mënyrë të ngjashme, SARS-CoV-2 në përgjithësi është më ngjitës se viruset e gripit. Është vënë re gjithashtu se COVID-19 ka më shumë ngjarje “shumëpërhapëse” sesa gripi. Kjo do të thotë që SARS-CoV-2 mund të përhapet shpejt dhe lehtë te shumë njerëz dhe të rezultojë në përhapje të vazhdueshme midis njerëzve me kalimin e kohës.
