NGJASHMËRITË:
Tek të dyja sëmundjet (COVID-19 dhe gripin), është e mundur që virusi të përhapet të paktën një ditë përpara se të shfaqet ndonjë simptomë.
DALLIMET:
Nëse një person ka COVID-19, ai mund të jetëinfektues për një periudhë më të gjatë kohore në krahasim me një person që ka grip.
Gripi
Shumica e njerëzve me grip janë infektues rreth një ditë përpara se të shfaqen simptomat. Fëmijët më të rritur dhe të rriturit me grip janë më infektues gjatë 3-4 ditëve të para të sëmundjes së tyre, por shumë njerëz mbeten infektues për rreth 7 ditë. Foshnjat dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar mund të jenë infektues edhe më gjatë.
COVID-19
Ende studiohet se për sa kohë dikush mund të përhapë SARS-CoV-2 . Ja çfarë dimë nga studimet e llojeve të mëparshme, duke përfshirë llojin Delta:
Ky informacion është nga studimet e llojeve të mëparshme. Ka ende shumë për të mësuar rreth llojeve të reja, duke përfshirë Omicron-in. IPSH do të ndajë rezultatet e studimeve në vazhdim sapo të jenë të disponueshme.
