Gripi dhe COVID-19 janë dy sëmundje infektive të frymëmarrjes, por të shkaktuara nga viruse të ndryshme. COVID-19 shkaktohet nga infeksioni me një koronavirus të identifikuar për herë të parë në vitin 2019 (SARS-CoV-2). Gripi shkaktohet nga infektimi me viruset e influencës (Influenza A, B). Nga ajo që dimë, COVID-19 përhapet më lehtë se gripi. Përpjekjet për të rritur mbulimin e vaksinave kundër COVID-19 në R. Maqedonisë së Veriut janë thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë. COVID-19 mund të shkaktojë sëmundje më serioze te disa njerëz, në krahasim  me gripin,. Me COVID-19, mund të duhet më shumë kohë që njerëzit të shfaqin simptoma dhe njerëzit mund të mbeten infektues për periudha më të gjata kohore. Gripi dhe COVID-19 nuk mund të dallohen vetëm nëse merren parasysh simptomat, sepse në një masë të madhe ato përputhen tek këto dy sëmundje. Prandaj, nevojitet testimi për të konfirmuar diagnozën. Testimi është gjithashtu i rëndësishëm sepse mund të zbulojë nëse dikush ka grip dhe COVID-19 në të njëjtën kohë. Edhe pse ne çdo ditë mësojmë më shumë për COVID-19 dhe virusin që e shkakton atë, ka ende gjëra, si kushtet post-COVID (të njohura edhe si COVID-19 i zgjatur), që janë të panjohura.